Rreth Nesh

Agribelsh është një nismë që synon rritjen e nivelit të prodhimit dhe shitjeve të produkteve bujqësore vendase, me qëllim stimulimin e një ekonomie bujqësore të qëndrueshme, përmirësimin e ndjeshëm të sigurisë ushqimore dhe promovimin e aksesit të konsumatorëve në ushqime të shëndetshme dhe të mirëkontrolluara.

AgriBelsh u krijua si një nismë e bashkisë Belsh me synim rritjen e potencialit ekonomik të fermerëve të Belshit dhe produkteve të tyre. Kjo nismë ishte në kuadër të projektit: Nga fusha në treg: Zhvillimi gjithëpërfshirës rural, i cili u mbështet financiarisht nga Marrëveshja e Shkëmbimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA II), një instrument i Programit të Bashkëpunimit për Zhvillim Italo-Shqiptar.
Agribelsh shërben si pikë grumbullimi për fermerët dhe në të njëjtën kohë është një formë e re organizimi për rritjen e cilësisë së tregtimit dhe për rrjedhojë rritjen e mundësive për të përmirësuar çmimet e tregut. Ky do të shërbejë si një shembull i mirë i cili do t’i ndihmojë fermerët në çështjet e standardizimit, tregtimit dhe rrjedhimisht fitimit të fitimeve ekonomike nga ky sektor.

AgriBelsh do të inkurajojë prodhimin organik vendor, në mënyrë që, krahas zhvillimit ekonomik të zonës, të kujdeset edhe për mbrojtjen e vlerave tradicionale vendore, komunikimin dhe shkëmbimin e përvojave, qasjen ndaj prodhimit të qëndrueshëm bujqësor, duke synuar edhe rritjen e përfshirjes së të rinjve në bujqësi, duke i orientuar drejt këtij sektori.