Shitje dhe blerje

AgriBelsh ofron shitje dhe blerje të produkteve bujqësore cilësore. Duke funksionuar si pikë grumbullimi për zonën e Belshit dhe jo vetëm, qendra ofron një gamë të gjerë produktesh të freskëta dhe të kontrolluara. Pika AgriBelsh ofron edhe shërbime ndërmjetësimi duke ndihmuar në krijimin e marrëdhënieve tregtare mes prodhuesve dhe grumbulluesve, si të tregut vendas ashtu edhe të tregut të jashtëm.

AgriBelsh ka të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të siguruar suksesin e aktiviteteve tregtare me fermerët dhe kompanitë e interesuara, duke përfshirë një godinë prej rreth 1.000m2 sipërfaqje, me një shesh parkimi prej 1.500m2, si dhe pajisjet dhe mjetet e nevojshme për të gjithë proceset e pranimit, përgatitjes dhe dorëzimit të produkteve. Në hyrje të AgriBelsh do të gjeni edhe zyrën e informacionit dhe të tregtimit.

AgriBelsh, bazuar edhe në qëllimet e veta sociale, aplikon një praktikë gjithëpërfshirjeje në dobi të komunitetit, duke mos u orientuar në mënyrë parësore nga fitimi por nga qëndrueshmëria. Në këtë mënyrë, kjo pikë përpiqet të vlerësojë sa më lart punën dhe djersën e fermerëve të zonës duke ofruar praktika tregtare më të leverdisshme se sa ajo e aktorëve të tjerë privatë.