Qendra AgriBelsh është e pajisur me një laborator që disponon të gjitha pajisjet e nevojshme për kryerjen e analizave të produkteve. Fokusi është matja e pesticideve dhe elementëve kimikë të përdorura gjatë kultivimit, në mënyrë që produkti të mund të garantohet për sa i përket sigurisë ushqimore dhe vlerave ushqyese. Një seksion i rëndësishëm në këtë kuadër është edhe garantimi i produkteve organike që janë pjesë e strategjisë promovuese për zonën.
Laboratori dhe certifikimi i produkteve kanë disa qëllime. Nga një anë garantimi i sigurisë ushqimore dhe fuqizimi i “brand”-it të produkteve të zonës në këtë drejtim. Nga ana tjetër, synon të incentivojë fermerët e zonës drejt orientimit të kultivimit organik dhe bio, duke shënjestruar tregje edhe më të pasura si brenda dhe jashtë vendit. Kjo do të vlerësonte edhe më shumë mundin e tyre dhe do të përmirësonte imazhin e produkteve dhe të zonës në treg.
Laboratori i AgriBelsh është i hapur për analiza ndaj të gjithë fermerëve duke siguruar shërmbime profesionale me staf të kualifikuar dhe rezultate në kohë të shpejtë. Ky proces ndikon edhe në vlerësimin e produkteve duke krijuar edhe një traditë kultivimi në zonë, në periudhën afatmesëm dhe afatgjatë.
