Trajnime dhe konsulenca

AgriBelsh organizon në mënyrë të rregullt periodike trajnime dhe aktivitete për fuqizimin e kapaciteteve të fermerëve të zonës. Në këtë kuadër, qendra bashkëpunon me disa organizata dhe me ekspertët më të mirë në fushën e bujqësisë, sidomos me stafin akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Qëllimi i trajnimeve është pajisja me njohuri teknike të fermerëve, sidomos të rinjve, mbi kultivimin dhe metodologjitë e tij. Gjithashtu, qendra organizon edhe aktivitete specifike për probleme të caktuara, sic janë sëmundjet e kulturave të caktuara dhe masat që duhen marrë.

Për të përmbushur këtë funksion, AgriBelsh disponon një sallë trajnimesh me madhësi 50m2, e pajisur me projektor dhe gjithe instrumentat e nevojshëm për kryerjen e trajnimeve. Ky ambient shërben për trajnime, mbledhje, apo pritje në rast vizitash të delegacioneve të ndryshme të partnerëve të qendrës.

Duke patur njohuri të zgjeruara mbi fushën dhe mbi zonën e Belshit, qendra funksionon edhe si njësi konsulencash për kompani dhe organizata të ndryshme që duan të investojnë në zonë në fushën e bujqësisë dhe kanë nevojë për shërbime konsulence (të dhëna statistikore bujqësore, plan biznesi dhe marketingu, ndërlidhje dhe ndërmjetësim me fermerët dhe prodhuesit në zonë, etj.).