Në qendrën AgriBelsh produktet bujqësore mblidhen dhe trajtohen sipas praktikave më të mira për t’u përgatitur dhe ruajtur për treg. Në këtë kuadër, qendra disponon të gjithë mjeteve dhe infrastrukturës për të trajtuar produktet e mbledhura, duke i kaluar nëpër ciklet e kontrollit dhe monitorimit, për të siguruar cilësinë dhe standardin e tyre. Qendra mundëson ruajtjen dhe magazinimin e produkteve sipas llojit dhe nevojave. Krahas hapësirës së strukturës me rreth 700m2 në dispozicion për magazinim, qendra ka edhe një dhomë frigoriferike prej 30m2 ku mund të konservohen produktet më shumë ditë.
Kapacitetet e konservimit të AgriBelsh janë një risi që synon të ketë një impakt të konsiderueshëm në zhvillimin bujqësor dhe ekonomik të zonës. Kjo hapesirë synon të ndikojë edhe në fuqinë tregtare të produktit të zonës, i cili më parë duhej të shitej menjëherë për pamundësi konservimi. Kjo dobësonte pozitën e fermerit përmballë tregtarit për shkak të urgjencë për të shitur produktin përndryshe ai do të humbiste cilësinë dhe nuk do kishte më vlerë ekonomike. Me anë të kësaj infrastrukture, qendra i ofron fermerëve mundësinë e konservimit më të gjatë të produkteve, duke synuar shitjen me vlera më të favorshme.
